Ylli Manjani:Roli i Erion Braçe si zv.kryeministër do të jetë ‘parashikimi i motit’.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar nga kryeministri Edi Rama. Teksa ndalet te zv.kryeministri i ri, Erion Braçe, Manjani me ironi shprehet se roli i tij i vetëm do të jetë ‘parashikimi i motit’.

“Caktohet dhe portofoli i kompetencave qe do mbuloje Erion Brace ne qeveri: parashikimi i motit!”, shkruan ai.

Kujtojmë se caktimi i Braçes në postin e zv,kryeministrit ka ngjallur mjaft reagime jo vetëm në rradhët e politikës, por edhe në rrjet.

(BalkanWeb)

Loading...