Përfshihet nga flakët linja e tragetit Greqi-Itali.Sipas informacioneve të fundit, deri më tani në mjetet lundruese të portit dhe të rojes bregdetare italiane janë zbarkuar 242 persona , të cilët pritet të transferohen në Korfuz . Në të njëjtën kohë, një pasagjer me probleme të frymëmarrjes është transportuar me varkë në ishull dhe është marrë nga EKAB . Sipas ERT, burri ishte anëtar i ekuipazhit.
Anija mbante 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas informacioneve, kapiteni i anijes bëri me dije se të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë mbledhur nga anijet lundruese , mjete lundruese të portit dhe rojet bregdetare italiane .
Anija “Elyros”, fregata zjarrfikëse Hydra dhe anije të tjera ngjitur janë duke nxituar drejt zonës detare ku ndodhi ngjarja.
Sipas ERT, zjarri ka nisur nga kuverta e 3-të, ku ishin parkuar kamionët.