Prej më shumë se 2 orësh në zyrat e SPAK po dëshmon kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.
Mësohet se prej 2 orë e 30 minutash Subashi po pyetet në SPAK për veprimet e tij në lidhje me inceneratorin e Fierit.
SPAK ka zgjeruar hetimet dhe është në fazat e fundit të hetimit të procedurës për inceneratorin e Fierit.
Mësohet se Subashi është në SPAK pa praninë e avokatit.
Burime nga struktura antikorrupsion bëjnë me dije se SPAK ka marrë në pyetje gjatë kësaj jave edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe zyrtarë.
Loading...