Plas keq në ‘Love Story’, ja cfarë ndodhi…

Me cilën do të bënte një performancë artistike Kristi? Fronisti i dha përgjigje kësaj pyetje gjatë emisionit ditor Love Story Talk. Ai zgjodhi Kleonën, dhe tha se do të bënte një bodypaint me të.

Duartrokitjet e vajzave pas këtij komenti të Kristit janë bërë më pas objekt diskutimi nga ana e opinionistes Zhaklinë Lekatari, e cila ka kërkuar nga vajzat që të thonë nëse kanë ardhur këtu që të shohin nëse Kristi do të dalë vetëm me Kleonën.

Kjo më pas shkaku i një debati mes dy konkurrenteve, Marinelës dhe Kleonës, mes të cilave nuk munguan ofendimet.

Zhaklinë Lekatari: Nuk kuptoj pse kur ky djalë fton në takim apo shpreh pëlqim shumë të madh, apo një dëshirë për të krijuar një pikturë me bojëra me trupin e vet dhe të Kleonës dhe vajzat e tjera nga skuadra e dashurisë duartrokasin. Keni ardhur këtu për të shkuar dhe për të mbajtur pishtarin në këto takime romantike apo…?

Marinela: Unë nuk duartrokita, as nuk buzëqesha. Do doja ta shihja këtë pikturën sepse trupi me celulit i Kleonës do binte shumë në sy i hapërdarë dhe i patonifikuar dhe unë do qeshja pa fund aty. Më e fundit do të ishte që kur të dilnin totalisht buzëqeshja dhe dhëmbët e Kleonës të bëra që në moshën 24 vjeç aty do ishte magjia e pikturës dhe do shiteshin miliona Euro.

Kleona: E para njëherë celulit kanë të gjitha dhe imperfeksioni nuk ka asgjë të keqe. E dyta e punës më mirë të kesh celulit se sa të kesh surratin që ke ti.

Marinela: Po ti e shikon veten tënde?

Kleona: Ti duhet të ishe tek vendi i burrave.

Marinela: Ti je e gjitha e bërë nga koka tek këmbët.

Kleona: Nuk jam aq psikopate sa të them bëj palestër 24 orë dhe të kem trupin që ke ti shijoj ushqimin dhe jetën.

Marinela: Unë mendoj që mund të jesh psikopate dhe terapia jote e këshillimit do të vijojë tek psikologu pak më vonë se dhëmbët ke mbaruar deri më tani.

Kleona: Ti je për psikiatër nuk je për psikolog.

Loading...