Pse kryeministri Rama nuk pranoi ftesën për në finalen e ‘Big Brother VIP’? Zbulohet se cila ishte arsyeja

Para pak javësh u raportua se kryeministri Edi Rama do ishte pjesë e finales së “Big Brother VIP” dhe se do e jepte ai çmimin e madh për fituesin.

Ndonëse produksioni nuk i konfirmoi apo pohoi këto zëra, burime për News31 bënë me dije se kreut të qeverisë i kishte shkuar në muajin janar një ftesë e tillë.

Por, mbrëmjen e djeshne ai nuk ishte i pranishëm në finalen e madhe të reality-show. Dhe arsyeja duket se ka të bëjë me angazhimet që ka patur jashtë shtetit.

Nga rrjetet sociale kemi parë se kryeministri ka zhvilluar një sërë takimesh në SHBA dhe më pas ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë në Mynih, në konferencën e sigurisë.

/News31

Loading...