Është bërë publike lista me 10 personat e zhdukur në anijen e djegur në ngushticën e Korfuzit, “Euro Ferry Olimpia” tre ditë më parë.
Një ditë më parë një shofer kamioni nga Lituania u gjet i gjallë, ndërsa në dëshminë e tij tha se “ ka dëgjuar zëra të tjerë në anije”. Ndërsa personi që u gjet i vdekur në traget në garazhin numër dy të tragetit ishte Malesiadis Evangelos, shtetas grek dhe e njohu djali i tij nga tatuazhet që kishte në trup.
10 të zhdukurit:
1.Vasil Asenov, bullgar
2.Nikolaos Bekiaris, grek
3.Lyubchov Boyadzhiev, bullgar
4.Mehmet Cakir, turk
5.Dimitrov Darmonski, bullgar
6.Kostantinos Gerontidakis, grek
7.Dimitar Grancharov, bullgar
8.Genadiev Mahleliev, bullgar
9.Vasil Ivanov Markov, bullgar
10.Hristin Tishevishki, bullgar.
Anija është ankoruar në një vend të sigurt në veri të Korfuzit, ndërsa brenda saj ka ende vatra zjarri të vogla që janë aktivë. Për shkak të temperaturave tepër të larta brenda anijes si pasojë e zjarrit, është vështirësuar operacioni i shpëtimit dhe ndërhyrja e grupeve brenda saj për të kërkuar ende për 10 të zhdukurit.
Pas përfundimit të operacionit për gjetjen e të zhdukurve dhe shuarjes së zjarrit, ekipet speciale do të nxjerrin të gjitha sasitë e naftës nga anija për të neutralizuar rrezikun e ndotjes së detit.
Trageti i linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ u përfshi nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e së premtes. Flakët shpërthyen menjëherë pas nisjes nga porti grek në pjesën e garazhdit të tragetit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Trageti ishte nisur nga Igumenica për në Brindizi të Italisë, ku në bord ishin 239 pasagjerë ndërsa 51 ishin anëtarë të ekuipazhit. 279 persona janë evakuuar, ndërsa 11 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur që mendohet se kanë mbetur të bllokuar në anije./shqiptarja