Vladimir Putin merr vendimin e papritur!

Në një kohë që Ukraina është nën ankthin e një pushtimi të mundshëm nga Rusia, presidenti Vladimir Putin ka bërë një veprim të papritur.

BBC shkruan se Presidenti rus pritet të mbajë një fjalim televiziv së shpejti ku do të flasë nëse do të njohë “republikat popullore” separatiste Donetsk dhe Luhansk.

Rebelët e mbështetur nga Rusia në ato zona – të vendosura në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës – kanë luftuar kundër ushtrisë ukrainase që nga viti 2014, por Moska nuk i ka njohur zyrtarisht republikat e tyre të vetëshpallura.

Ukraina dhe Perëndimi kanë frikë se nëse kjo ndodh, kjo mund të bëjë që Moska të dërgojë hapur forca ushtarake në zonë.

Denis Pushilin, kreu i Republikës Popullore të Donetskut dhe Leonid Pasechnik, udhëheqësi i Republikës Popullore të Luhanskut, i bënë thirrje sot Putinit që të njohë rajonet e tyre.
Zyrtarët e lartë duke përfshirë Sergei Naryshkin, shefin e inteligjencës së jashtme dhe ministrin e brendshëm Vladimir Kolokoltsev thanë se Rusia duhet ta bëjë këtë.

Rusia mohon të ketë plane pushtimi, por shqetësimet u rritën më tej kur ministria bjelloruse e Mbrojtjes njoftoi se Rusia do të zgjasë stërvitjet ushtarake në Bjellorusi, që duhej të përfundonin të dielën.

Loading...