Një bankë e nivelit të dytë për pak sa nuk ka rënë pré e grabitësve në Tiranë.
Mësohet se autorët kishin gërmuar një tunel 200 metra nën tokë në pallatin që ndodhet përgjatë bulevardit te “Zogu i I”.
Autorët ishin të maskuar si punonjës të mirëmbajtjes dhe kanë përdorur tunelet nëntokësore për të grabitur bankën.
Ata gërmuan në tunel për të hyrë brenda mjediseve të bankës. Distanca nga tuneli ku hynë grabitësit te banka e nivelit të dytë distanca është 300 metër. Këto gërmime kanë zgjatur afro tre muaj.
Policia thotë se po vijon hetimet lidhur me këtë ngjarje e cila duket si në filmat aksion, ndërsa personat e përfshirë ende nuk janë identifikuar.
Gjithçka u zbulua krejt rastësisht nga zhurma e gërmimeve.
Banorët njoftuan policinë e cila u vu në lëvizje.
Duket se personat janë frymëzuar nga seriali ‘La casa de Papel”. Por ndryshe nga seriali, ata nuk mundën të realizonin qëllimin.
Policua tha në një njoftim zyrtar se ka parandaluar tentativën për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme dhe shtoi:
“Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, në sajë të reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.
Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.”