Deputetja shqiptare thirret në Prokurori, ja për çfarë arsye

Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë sot në pyetje deputeten e Kuvendit, Duda Balje. Ajo është thirrur për të dëshmuar, pasi deklaroi pak ditë më parë se ka infomacion për një rast të dhunës seksuale, në periudhën e luftës.
“Gjatë intervistës, Prokuroria ka kërkuar nga deputetja Balje, të dhëna lidhur me atë që ka deklaruar në emision, për emrin e viktimës apo ndonjë informacion tjetër në mënyrë që prokuroria të kontaktojë me viktimën. Mirëpo, deputetja lidhur me këtë rast ka deklaruar se nuk e dinë emrin e viktimës dhe se nuk e ka as numrin e telefonit të saj, e as ndonjë informacion lidhur me kryesin e mundshëm të krimit”, thuhet në njoftim.

Por deputetja ka deklaruar në Prokurori se nuk ka dijeni për emrin e viktimës dhe se nuk e ka numrin e telefonit të saj, atëhere Prokuroria u ka bërë thirrje viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, që ta denoncojnë krimin në prokurorinë Speciale.

“Andaj, Prokuroria Speciale iu bën thirrje të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, që ta denoncojnë krimin në prokurorinë kompetente e cila garanton mbrojtjen e identitetit të tyre. Gjithashtu, i fton të gjithë qytetarët të cilët disponojnë me informacione relevante për rastet e tilla, ti raportojnë në prokurori e jo për këto raste fillimisht të diskutohet në emisione të ndryshme të karakterit argëtues”, thuhet më tej në njoftim.

Loading...