Kujdes kur lëvizni në këtë rrugë/ ARRSH thirrje qytetarëve

Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë janë rikthyer reshjet e dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën.

“Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur reshje bore pa sjellë probleme me qarkullimin Mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e plotë të aksit

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore për në zonat malore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në postimin e ARRSH.

Loading...