Mediat greke: Një tjetër ‘luftë’ është gati të plas në shtetin fqinj me Shqipërinë, ja çfare ka ndodhur

Gjithë bota tashmë ka mbajtur frymën tek lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Mirëpo ndërkohë që në këtë front kanë nisur sulmet e pra, mediat greke kanë paralajmëruar se një ‘luftë’ tjetër mund të ndodhë.

Një përplasje e rëndë mes një mjeti lundrues të Rojes Bregdetare dhe dy mjeteve të peshkimit turk ka ndodhur pasditen e së martës në brigjet e Oinousses.

Sipas informacioneve nga mediat greke, anijet e peshkimit turke po gjuanin në ujërat territoriale greke, diçka që është e ndaluar.

Ekuipazhi i Rojes Bregdetare tentoi të largonte anijet turke të peshkimit nga zona bregdetare greke, por peshkatarët turq reaguan duke kundërshtuar.

Në këto kushte pala e rojës bregdetare greke ka hapur zjarr në ajër për të nxjerrë jashtë ujërave territoriale greke anijet e peshkimit turk.

Pala turke pretendon se nga të shtënat është plagosur një peshkatar turk. Ky informacion nuk është konfirmuar nga Ministria e Transportit Tregtar dhe Roja Bregdetare.

Loading...