Shpërthim i fuqishëm në bazën ajrore të Ukrainës, shpallet shtetrrethimi nga…

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur disa minuta më parë në Melitopol, ku ndodhet baza ajrore e Ukrainës.
Ende nuk dihet nëse nga shpërthimi ka viktima apo të lënduar, ndërkohë që Rusia vijon të sulmojë me raketa Ukrainën, duke shkatuar qindra të vdekur deri më tani.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka shpallur shtetrrethimin në kryeqytetin ukrainas nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale.

“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si vende strehimi. Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kievit që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, duhet të keni dokumente identifikimi”, deklaroi ai.

Loading...