Momenti kur raketa ruse hedh në erë depon ushtarake të Ukrainës

Pamje të kamerave të sigurisë në Odessa në jugperëndim të Ukrainës, shfaqin momentin kur një depo shkatërrohet nga raketa ruse Kalibr.

Bëhet fjalë për një depo ushtarake që goditet nga raketa ruse, pas urdhrit të presidentit Vladimir Putin për të filluar pushtimin e Ukrainës – që edhe ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.

Odessa është “shtëpia” e një prej bazave më të mëdha ajrore, që ishte cak i sulmeve nga ana e ushtrisë ruse.

Ishin tanket ruse ato që fillimisht bllokuan Kerchin, duke bërë që më aeroplanët dhe helikopterët të fillojnë sulmet ajrore.

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave, kur sapo raketa godet depon – asgjë nuk mbetet prej saj.

Loading...