Itali – Aksident i rëndë,të përfshirë shqiptarë

Dy shqipatarë janë përfshirë në një aksident të frikshëm në Itali.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë një burrë, gruaja e tij dhe fëmija i tyre 6-vjeçar.

Këta persona ndodheshin në njërën prej makinave, e cila përfundoi e copëtuar në murin anësor pas përplasjes.

Ndërsa në makinën tjetër, ndodhej po një shqiptar,i moshës 44 vjeç, rezident në Piovene.

Sipas mediave italiane, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 6-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Veronës me helikopter.

Loading...