Çeçenia, njëra nga disa republikat e vogla në Kaukazin Verior të Rusisë, ka qenë skenë e dy konflikteve të përgjakshme midis rebelëve separatistë dhe qeverisë ruse gjatë dy dekadave të fundit. Por duket se ne luftën ne zemër te Europes ne Ukraine çeçenet janë mobilizuar përkrah Rusisë.
Video dramatike vijnë nga Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, ku diktatori Ramzan Kadirov, ka bërë gati rreth 12 mijë trupa që do të dërgohen për të ndihmuar ushtrinë ruse në pushtimin e Ukrainës. Sipas raportimeve në mediat lokale, Kadyrov, në fjalën e tij u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas se ata nuk janë armiq, dhe se ushtria çeçene do të shënjestrojë vetëm të ashtuquajturit neonazistë në Ukrainë.
Mediat raportojnë se se një pjesë e mirë e trupave të mbledhur janë vullnetare që duan të luftojnë në Ukrainë.
Përveç këtyre vullnetarëve, ka raportime se disa mijëra ushtarë të tjerë çeçenë janë tashmë në Ukrainë, si pjesë e ushtrisë ruse Madje, flitet se këto trupa po përdoren për marrjen e Kievit.
Gazeta ‘Dailymail’ shkruan se skuadrës speciale cecene iu dha një ‘album” me foto dhe përshkrime të zyrtarëve ukrainas. Lista është e zyrtarëve dhe oficerëve të sigurisë të dyshuar për ‘krime’ nga Komiteti Hetimor Rus.
Mediat kanë kapur edhe një detaj interesant në paraqitjen e diktatorit çeçen Kadirov. Ai kishte mbathur çizme të markës luksoze Prada, kur po u fliste ushtarëve cceccenë në shesh. “Djalli me të vërtetë vesh Prada”, kanë komentuar nepër rrjetet sociale.