Raketa ruse godet anijen japoneze në brigjet e Detit të Zi

Një anije japoneze mallrash u godit nga një raketë në brigjet e Ukrainës në Detin e Zi, ku për pasojë u plagos lehtë një anëtar i ekuipazhit, tha të shtunën një zyrtar, nga një firmë japoneze e transportit detar.

Zyrtari shtoi se në bord ishin 20 anëtarë të ekuipazhit. Sipas një deklarate të lëshuar në faqen e Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, të shtunën, raportet paraprake tregojnë se raketa u lëshuar nga forcat ruse dhe goditi pjesën e pasme të anijes së ngarkesave “Namura Queen” të premten.

“Në ndihmë ka ardhur rimorkiatori ‘P&O STAR’. Situata është nën kontroll”, thuhet në postim. Ai shtoi se anija po lundronte nën flamurin panamez dhe po shkonte për në portin Pivdennyy.

Transmetuesi publik japonez NHK raportoi të shtunën se ekuipazhi i “Namura Queen” janë të gjithë të sigurt. Sipas një faqe interneti që gjurmon pozicionet e anijeve, anija aktualisht është në rrugë për në Stamboll, Turqi.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës raportoi gjithashtu se një anije tjetër u bombardua nga një luftanije ruse të premten. Anija, “Millenial Spirit”, po lundronte nën flamurin moldav dhe mbante 600 tonë naftë në bord kur u godit. Dy anëtarë të ekuipazhit u plagosën rëndë si pasojë, sipas ministrisë.

Loading...