NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË HYSO BALIL XHAFERAJ.
Kryesia e shoqatës ”Kallarati” dhe familja Xhaferaj, njofton gjithë bashkëfshatarët e saj dhe jo vetëm, se në datën 27 shkurt 2022, pas një sëmundje të rëndë dhe të papritur, pushoi së rrahuri zemra e birit të fshatit tonë, këngëtarit të dëgjuar të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Hyso Xhaferaj, djali i Balil dhe Fari (ndarë nga jeta) Xhaferaj, vëllai i Bakos, Dafinës e Festime Xhaferaj, bashkëshorti i Meritës, babai i dy djemve, Alvaros dhe Fatjonit.
Varrimi bëhet në varrezat e Sharrës në Tiranë, në datën 28 shkurt 2022, ora 11:00, duke u nisur nga shtëpia e tij: Rruga Muamet Deliu, Pallati A. Pango, Hyrja 1, Ap 4, pranë shkollës “17 Shkurti” .
Hysua u lind në Kallarat të Vlorës më 20 tetor 1966, në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e liridashëse, në famijen Xhaferaj nga prindërit Balil e Fari Xhaferaj. Pasi mbaroi shkollën 8 vjeçare në vendlindje dhe atë të mesme në Brataj, Hysua për disa vite punoi si ushtarak në strukturat e Policisë së Shtetit dhe më vonë jetën ia kushtoi këngës labe dhe me të drejtë njihej si “Hysua i Këngës Labe”.
I rritur në një ambient këngëdashës dhe i pasionuar pas këngës së bukur labe, shumë shpejt Hysua u bë një nga këngëtarët më të mirë e kryesorë të këngës labe kallaratase. Pas shumë vitesh të kënduarit labçe në dasma, sebepesh, festash të Kallaratit e deri në festivale folklorike lokale e kombëtare, ku mund të themi se u poq, me punë e përkushtim arrin të bëhet pjesëtar i një ansambli mjaft të njohur, siç është Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore, arriti të këndojë e të kontribuojë në këtë ansambël me zërin e tij përkrah artistëve të mëdhenj si Irini Qirjakos, Hysni Zelës, Nazif Çelës, e plot të tjerëve, kohët e fundit edhe në festivalin Këngës Magjike e në mjaft grupe të tjera të këngës labe.
Hysua ishte një shok, vëlla, mik, një prind i shkëlqyer, i dashur e i qeshur me të gjithë. Hysua e donte shumë vendlindjen, Kallaratin, Vlorën e Labërinë. Hysua ishte një patriot i flaktë, i cili dashurinë për atdheun e shfaqte nëpërmjet këngës labe, me të cilën u dashurua përjetësisht.
Hysua u nda nga jeta në një moshë të re, në një kohë kur kishte ende ëndrra për jetën dhe këngën, në një kohë që familja, fëmijët, i ati Balili, vëllai dhe motrat, kishin shumë nevojë, por kishte nevojë edhe vetë “Kënga labe” për zërin e tij të veçantë. Me gjithë kujdesin shëndetësor të familjes, edhe pse vetë Hysua ishte tepër optimist, ai nuk mundi të jetojë, se sëmundja u tregua më e fortë, duke e ndarë fizikisht nga familja, shoqëria dhe të gjithë ne, por zërin e tij do ta kemi përherë në këngët e tij.
Kryesisi e Shoqatës Kallarati, i shpreh familjes, të afërme, të atit Balilit, vëllait Bakos, motrave Dafinës dhe Festimes, bashkëshortes Meritës dy djemve të tij Alvaros dhe Fatjonit, dhe gjithë fisit Xhaferaj, ngushëllimet më të thella e të sinqerta.
Qoftë i paharruar emri, kujtimi dhe aktiviteti i Tij”
U prehtë paqe pranë nënës së Tij të dashur, Farisë”
Kryesia e Shoqatës Kallarati dhe familja Xhaferaj.
E trishtë/ Ndahet nga jeta këngëtari i njohur
Loading...