Rusia shkatërron avionin më të madh në botë.E konfirmon ministri i Jashtëm ukrainas

Një ndër perlat e inxhinierisë së avionëve, avioni më i madh i të gjitha kohërave “Antonov An-225”; u shkatërrua nga aviacioni rus.

Lajmin e ka deklaruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Avioni u projektua dhe u ndërtua gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik. Është aq i gjatë sa edhe fluturimi i parë i vëllezërve Wright.

Ai u ndërtua për të transportuar anije kozmike, por në vitet e fundit shumë rrallë është ngritur në qiell.

Kuleba ka shkruar në Twitter “Ky ishte aeroplani më i gjatë. Rusia mund të ketë shkatërruar “Mriyan” tonë, por nuk do të jenë në gjendje kurrë t’i shkatërrojnë ëndrrat për shtetin tonë të fortë, të lirë dhe demokratik”.

Loading...