Protestë kundër Rusisë në Tiranë, babai i Stresit: Nuk shoh këtu asnjë nga këta pushta pushtetarë, turp të kenë

Sali Lusha, babai i reperit Stresi, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në protestën e zhvilluar para ambasadës ruse për luftën në Ukrainë.
Në një prononcim për RTV Ora, ai “shpërtheu” ndaj politikanëve, pasi asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm në protestë.

“Nuk shoh asnjë pushtetar, si të majtë e të djathtë. Është turpi më i madh për këta pushta pushtetarë që asnjë nuk është sot këtu. Nuk përjashtoj as opozitën, pasi jam njeri që përkrah opozitën. Ky është një turp i madh dhe turp të kenë. Sot këta janë nëpër dreka dhe darka me fëmijët e tyre, bredhin nëpër Shqipëri dhe vendet e Europës. Duhet të ishin bashkuar, pavarësisht kush e bën thirrjen”, tha Sali Lusha.

Loading...