Finalja e Kupës së Ligës mes Çelsit dhe Liverpulit ishte emocionuese deri në momentet e fundit. U desh goditja e penalltive që të shpallej fituesi i trofeut me Liverpulin që doli i buzëqeshur nga kjo përballje.
Çelsi dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes, ku pati një mori rastesh për të shënuar, por sulmuesit nuk u treguan të saktë. Në pjesën e dytë skuadrat u ndezën me Liverpulin që kaloi në avantazh me mesfushorin Matip. Megjithatë festa ishte e shkurtër pasi VAR-i e anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Koha e rregullt përfundoi pa gola dhe u luajt koha shtesë. Në minutën e 110 Havertz realizoi për Çelsin, por përsëri goli u anulua për pozicion jashtë loje. Asnjë fitues dhe si përfundim skuadrat iu drejtuan ruletës së penalltive.
Nga goditja e 11 metërshave, lojtarët e Liverpulit u treguan më të saktë. Goditjet shkuan deri tek portierët me gardianin e Çelsit, Kepa që e çoi topin jashtë portës dhe vulosi humbjen për skuadrën e tij.