Presidenti rus Vladimir Putin tani është në një situatë të vështirë dhe kjo është e rre zikshme.
BBC thekson se ky pus htim i planifikuar prej kohësh i fqinjit të tij, nuk po ecën sipas planit, edhe pse forcat e tij po bëjnë njëfarë përparimi në jug.
Përtej kufijve të Ukrainës, reagimi ndërkombëtar ka qenë shumë më i shpejtë dhe më i ashpër se sa ai do të priste, duke shkaktuar dëme serioze në ekonominë ruse që mund të përfundojë duke kërcë nuar autoritetin e tij në vend.
Pra, çfarë vjen më pas? Në li dhje me sanksionet, Moska do të h akmerret në një formë – ndoshta me një su lm të madh ki bernetik ndaj institucioneve perëndimore.
Por detyra më imediate e Putinit është të tregojë se po fiton në Ukrainë.
Duke përjashtuar mundësinë e një marrëveshje paqeje, ne mund të presim të shohim një intensifikim të ofensivës ruse në qytetet e Ukrainës.
Duke gjy kuar nga veprimet e mëparshme ruse në Çeçeni dhe Siri, do të ketë pak konsideratë për sigurinë e civilëve dhe Moska ka ende disa armë shk atërruese në dispozicion të saj që ende nuk i ka përdorur.