Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të cilët shfaqen të demoralizuar nga lufta. Ata janë shumica të lindur pas vitit 2000 dhe kërkojnë mes lotësh nënat e tyre që t’i shpëtojnë nga lufta.
Në terren mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të një krematoriumi të lëvizshëm të ushtrisë ruse ndërsa ministra e mbrojtjes ruse pranon për herë të parë se ka të vdekur në radhët e ushtrisë së saj.
“Ushtarët rus në Ukrainë, të kapur rob l uftë janë të pa trajnuar dhe të pajisur keq. Shumë prej tyre nuk janë as 20 vjecc”, kështu tha para gazetarëve gjeneral majori ukrainas Borys Kremenetsky.
Ai ka bërë me dije se Ukraina ka kapur rreth 200 ushtarë rusë deri më sot. “Ne i trajtojmë ata sipas Konventës së Gjenevës, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, u kemi dhënë ushqime dhe ujë madje i kemi lejuar të komunikojnë në telefon me prindërit e tyre”.
Sakaq në rrjetet sociale shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video ku ushtarët rusë u kërkojnë nënave dhe baballarëve t’i marrin. Shumë prej tyre thonë se nuk kanë luftuar por kanë lënë armët dhe janë dorëzuar vullnetarisht. Të tjerë nuk i kanë mbajtur as lotët ndërsa ukrainasit u kërkojnë llogari se përse kanë shkelur në atdheun e tyre.
Një ushtar thotë se fillimisht i urdhëruan të mos sulmonin civilët, por tashmë ata po godasin shkollat dhe banesat e civilëve. “Boll me kaq, kjo është e tm errshme, jemi duke vr arë fëmijë të vegjël, tregojani këto presidentit Putin se çfarë po ndodh këtu”, deklaron ushtari rus.
Në mediat ndërkombëtare u shfaqën fotot e një krematoriumi lëvizës ku mund të digjen ushtarët e v rarë rusë.
Krematoriumi i lëvizshëm është parë mes trupave ruse ndërsa vazhdojnë sulmin e tyre në Ukrainë. Sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace tha për gazetën “The Telegraph” i cili raportoi i pari lajmin, se krematoriumi i lëvizshëm mund të përdoret si një mënyrë për të minimizuar dhe fshehur vik timat ushtarake ruse. Rusia ka krematoriume të lëvizshme në arsenalin e saj për të djegur ushtarët e vd ekur.
“Nëse do të isha ushtar dhe e dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, saqë po më ndiqnin në fushën e betejës me krematorium të lëvizshëm do shqetësohesha shumë. Qeveria mendon se rruga për të mbuluar humbjet është një krematorium i lëvizshëm,” i tha gazetës Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai shtoi se krematoriumet e lëvizshme “ndoshta thonë gjithçka që duhet të dini për regjimin rus”.
Në një njoftim zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase inkurajon qytetarët t’i demoralizojnë ushtarët rusë me çdo kusht. “Pamjet e tyre duke u dorëzuar publikojini në rrjetet sociale madje edhe futuni live nëse keni mundësi”, thotë deklarata.