Ishin duke punuar në arë, v riten 7 fermerë nga rrufeja.
Ngjarja ndodhi në rajonin e malësive jugore të Rukwa të Tanzanisë, tha policia 0të dielën.
Të paktën shtatë fermerë u v ranë dhe 14 të tjerë u plagosën pasi u goditën nga rrufeja në kë vend.
William Mwampaghale, komandanti i policisë rajonale të Rukwa-s, tha se goditja e rrufesë që u shoqërua nga një shi i fortë vrau pesë fermerë në fshatin Luwa në rrethin Nkasi të shtunën në orën 15:00 me kohën lokale.
“Pesë fermerët u goditën nga rrufeja kur po mbillnin fasule në fermën e tyre”, tha Mwampaghale në një konferencë për shtyp, duke shtuar se 14 të tjerë u plagosën pasi rrufeja goditi një kasolle në të cilën ata ishin strehuar pasi shirat filluan të binin.
Në një incident tjetër të veçantë, tha zyrtari policor, një burrë dhe djali i tij vdiqën pasi u goditën nga rrufeja teksa po punonin në të njëjtin fshat, duke shtuar se incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje.