Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Kievin pasditen e sotme. Menjëherë pas shpërthimit, në kryeqytet janë ndezur sirenat e alarmit, që paralajmërojnë se Kievi mund të goditet nga avionët rusë.
Qytetarët vijojnë të qëndrojnë në metrotë e qytetit dhe vendstrehime të tjera, ndërkohë që sot ka përfunduar edhe shtetrrethimi i vendosur nga kryebashkiaku Vitaly Klitschko.
Paraditen e sotmne delegacioni ukrainas dhe ai rus u takuan në Bjellorusi dhe diskutuan për një armëpushim të mundshëm, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.
Pritet që në ditët në vijim të ketë takiem të tjera, ndërkohë që Rusia po sanksionohet edhe më shumë nga vendet e BE, SHBA dhe Japonia…
⚡️⚡️⚡️Video of a very powerful explosion in #Kyiv. pic.twitter.com/fKQWsBJSaQ
— NEXTA (@nexta_tv) February 28, 2022