Lind një foshnje fryt i një incesti mes vajzës 14-vjecare dhe djalit të dajës 16-vjecar

Një vajzë 14-vjeçare nga fshati Uglar i Komunës së Gjilanit ka lindur një foshnjën e saj në nëntor.
Siç raporton Insajderi, foshnja është fryt i një incesti mes vajzës 14-vjecare dhe djalit të dajës 16-vjecar.

Foshnja është braktisur dhe po mbahet akoma në spitalin rajonal të Gjilanit.

Nga Policia e Kosovës kanë treguar se edhe babai i foshnjë është vetëm 16-vjeçar.
“Vajza që ka lind e ka datëlindjen më 10.06.2004 rasti është raportuar me 24 nëntor, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, fëmijën e ka me një person që është i lindur me 10.01.2002”, ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Të martën është raportuar se një e mitur tjetër, e moshës 13 vjecare në Gjakovë ka lindur fëmijë./Express

Loading...