Shëndeti mendor i presidentit rus Vladimir Putin po “degradon me shpejtësi”, kështu shprehet një ish-kolegu i tij.
Pavarësisht javëve të tëra negociata dhe kërcënime me sanksione të rënda nga Perëndimi, Putin vendosi të nisë pushtimin e Ukrainës ku deri tani janë vrarë 352 civilë dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 1600 të tjerë.
Tashmë, një ish-koleg i Putinit, Andrey Illarionov, thotë se presidenti rus “po çmendet gjithnjë e më tepër”.
Duke folur për BBC Radio 4 ai tha se Putin “po evolon, për të qenë më i saktë, ai po de-evolon”.
“Gjithnjë e më tepër ai po çmendet, shëndeti i tij mendor po degradon”, u shpreh Illarionov.
Shqetësimet më të mëdha për shëndetin mendor të Putin, vijnë edhe për arsye se ai e ka gishtin te butoni i armëve bërthamore.
Illarionov gjithashtu paralajmëroi se Putin mund t’i përdorë armët bërthamore, ndaj sipas tij situata është tepër kritike.
“Nuk besoj se Perëndimi e kupton kërcënimin, jo vetëm ndaj Ukrainës por për të gjithë Perëndimin”.
Sidoqoftë, ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Ëallace nuk mendon se Putin do të arrijë deti aty sa të përdorë armët bërthamore.