Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka komentuar sot situatën e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës. Në një internistë për rubrikën ‘Opinion’, Peleshi tha se deri më tani nuk raportohet asnjë rrezik i paadresuar për Shqipërinë, nëse rrezikohet nga lufta në Ukrainë apo jo.
Ministri pohoi se rajoni i përhapjes së kësaj vale agresioni do të ndihet në Rajon, duke krijuar një lloj destabiliteti politik.
“Situata në Ukrainë, konsiderohet një agreson, luftë e vërtetë. Lajmi që ju sapo sollët ka lidhje me faktin se kjo luftë nuk do të jetë aq e shkurtër, saç ka qenë në planet e Putinit. Ka një solidaritet, jo vetëm moral, por dhe ndihmash, kontributesh, qoftë nga armatimet dhe municionet, qoftë dhe mbështetje humanitare. S’ka vend për optimizëm në afat të shkurtër. Rajoni i Ballkanit është ndër rajonet më të rriskuara nga përhapja e valës së këtij agresioni. Serbia është me një axhendë fluide, e pavendosur drejt perëndimit. Artikulli 5 garanton integritetin e vendeve të NATO-s. Nuk flasim për skenar për një konflikt në Ballkan. Ajo që më mundshme është një lloj destabilieti politik. Proceset që para agresionit rus kishin filluar të merrnin jetë, siç është Ballkani i Hapur apo dhe dialogu Serbi-Kosovë. Një lloj destabiliteti politik në vendet që përmenda, si në Bosnjë. Ka influenca ruse, apo të vendeve të tjera si Kina, e bëjnë rajonin tonë, një rajon që mund të ndjejë valën e destabilitetit. Është luftë që ka thyer shumë rregulla, parime. Nuk jemi në një sitatë pëer të fjetur gjumë, por meriton të rritet vigjilenca. Këtë kemi bërë kohët e fundit. Jemi të avantazhuar. Kjo situatë na gjeti në një kohë kur Shqipëria është anëtare jo e përjetshme e Kombeve të bashkuara. Nuk është rastësore që buxheti i mbrojtjes u rrit. NATO e keni përcjellë, që po shton prezencën e vetë me trupa në kufijtë lindor të NATO. Edhe në rajonin tonë, mision i KFOR është përforcuar duke rritur gatishmërinë. Ne jemi pjesë e tyre, me një kompani dhe një togë në Kosovë. jemi angazhuar dhe me kontribute shtesë dhe do të njoftohemi se ku do të caktohemi në kufijtë lindor të Ukrainës.”, pohoi ministri.
Ndërkohë, pyetjes nëse ka apo jo Shqipëria infrastrukturën e duhur për t’i bërë ballë realitetit të ri me të cilin do të duhet të përballemi, Peleshi iu përgjigj se e keqja nuk vjen për mirë, ndërsa shtoi se kjo situatë godet ekonominë.
“E keqja nuk vjen për mirë, siç e thatë edhe ju në ekonomi. Kjo do ndihet në të gjithë botën. Po vijmë nga një situatë që pas vitit 90 zhvillimet dhe marrëdhëniet mes shteteve bazoheshin te tregtia e lirë. Nuk mendohej se kaq shpejt do të prishej ky rend. në vitin 90 një filozof i kohës shkroi një esse të famshme të titulluar; Fundi i Historisë’. Rusia është një prodhues dhe furnizues i burimeve energjetike në Europë, por dhe në furnizimin me drithëra. Duke qenë se këto dy vende janë në luftë, kjo do të ketë impakt te ne. Duhet treguar kujdes i shtuar nga reagimi i tregjeve. Kemi marrë informacione nga Ministria e Bujqësisë, e cila ka bërë dhe pasqyrën e tregut. Pothuajse drithërat që vijë nga Ukraina dhe Rusia, mund të zëvendësohen nga vende të tjera. S’bëhet fjalë për mungesa në treg, por me zëvendësim me produkte të tjera. Duhet të përgatitemi për më të keqën që të shpresojmë më të mirën. Kemi rritur vigjilencën dhe vëzhgimin e vazhdueshëm të të gjitha sinjaleve. Kjo sa i përket çmimeve dhe stokut. Një destablitet kaq i madh në dy tregjet e rëndësishme për furnizimin e Europës dhe Shqipërisë, mund të sjellë vonesa por dhe bllokime. S’ka sinjale për mungesa në treg.”, nënvizoi Peleshi.
Duke u ndalur te dy propozimet e PD për përballimin e situatës Peleshi shton: “Opozita, jo vetëm që i lejohet por e ka për detyrë që të kritikojë dhe ti bjerë tavolinës për të kërkuar llogari. Pastaj se si adresohen këto çështje, se si zgjidhen ato, i takon qeverisë. Opozitës nuk i takon që të bëjë dhe opozitën dhe maxhorancën. Nëse ti do të ulësh një taksë, do të pranosh se si ke krijuar një gropë në buxhet. E meqenëse është puna jonë, ne edhe në situata shumë më të vështira se kjo, dimë që mos t’i lëmë në baltë familjet në nevojë. Siç ishte pandemia e tërmetit apo dhe pandemia. Ne dimë të menaxhojmë dhe përmes rezervave buxhetore, që mos të vuajnë familjet në nevojë këto situata. Nuk jemi në ato skenarë. Ne jemi të gatshëm, të hapur për ato çka kërkon opozita. Qoftë presidentit dhe opozita mund t’i vëmë gjithçka në dispozicion. Kjo është situatë ku nuk ka opozita dhe pozitë, ku nuk ka të majtë dhe të djathtë, por duhet të kemi solidaritet. Ne jemi në krah të popullit të Ukrainës dhe do të duhet të bashkëpunojmë. Është lajm i jashtëzakonshëm që në Shqipëri nuk ka faktor jo perëndimor, që të ketë pro rusë. Ne jemi të gjithë perëndimor, PS dhe PD dhe çdo parti sado i madh dhe i vogël. Në Shqipëri, dielli lind andej nga perëndon.”.
Po ashtu Peleshi komentoi edhe fenomenet e rritjes abuzive të çmimeve të produkteve ushqimore, siç është rasti me miellin
“Unë nuk mund të flas teknikisht se nuk është sektori për të cilin punoj. Jam i bindur se ministritë përgjegjëse do marrim masa. Spekulantët në treg përfitojnë, por do ishte e paligjshme që të spekulohej me këtë situatë. S’kam në tavolinë ndonjë raport që të më thotë se kjo gjë po ndodh.”, tha ai.
Peleshi gjithashtu bëri me dije se Shqipëria është e gatshme të presë refugjatë nga Ukraina në këtë situatë lufte.
“Çdo e keqe e ka një të mirë dhe e mira është se ky agresion ka provokuar një rritje të solidariteti, uniteti dhe kohezionit brenda Europës. Unë shpresoj se kjo do të reflektojë në rritje të shpejtësisë të procese integruese të vendeve tonë në Europë. Besoj që edhe Ballkani Perëndimor do të duhet të merrte shpejtësi më të madhe në tejkalimin e disa gërr-vërreve tona, ndërkohë që një pjesë e botës ka hyrë në luftë. Ne pengohemi nga disa shtete që janë peng i historisë tonë ballkanike. Në konferencën e Sigurisë në Mynih ngrita këtë çështje ku nga i gjithë paneli u gjet mbështetja pozitive është se proceset tona integruese do të shpejtohen për të qenë një bllok demokratik kundër autokracive. Kryeministri Rama me samitin e liderëve të NATO-s ka qenë nga të parët lider që ka vetë-ofruar vendin tonë për të pritur refugjatët ashtu siç ka bërë me afganët. Ka qenë i vetmi që ka paralajmëruar se nëse do të ketë valë refugjatësh afganë vendi ynë hap derë dhe ne kështu bëmë. Por edhe në këtë rast është konfirmuar zyrtarisht dhe përpara NATO-s, ne jemi të gatshëm të mirëpresim sa të jetë e nevojshme”, tha ai