Të paktën 5 të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga sulmi në kullën televizive, raportojnë mediat ukrainase.
Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, kulla është goditur nga dy raketa, të cilët kanë shkatërruar e djegur godinën qendrore. Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mundur të shuajnë flakët.
Mediat, kanë publikuar dhe pamje nga ky operacion.
Sakaq, vlen të theksohet se prej 24 shkurtit Ukraina është përballur me pushtuesit rusë. Luftimet kanë qenë të ashpra, sidomos në dy qytetet kryesore të vendit Kharkiv dhe Kiev. Viktimat janë të shumta, edhe nga radhët e civilëve. Ukraina pretendon se ka zënë rob shumë ushtarë rus, ka shkatërruar dhjetëra helikopterë, avionë dhe artileri të rëndë.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti ukrainas Zelensky, i cili bën thirrje që shtetet e tjera të mos qëndrojnë të heshtur ndaj kësaj që po ndodh. Ai tregoi se bomba ra në të njëjtin vend ku 80 vite më parë nazistët vranë më shumë se 33 mijë çifutë.
“Për botën: çfarë kuptimi ka të thuash “kurrë më” për 80 vjet, nëse bota qëndron e heshtur kur një bombë bie në të njëjtin vend të Babyn Yar? Të paktën 5 të vrarë. Historia po përsëritet…”, shkruan Zelensky.