Ambasada e Kosovës në Republikën Çeke, e cila mbulon edhe territorin e Ukrainës, ka njoftuar se tre shtetas të Kosovës janë larguar nga Ukraina, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.
Ata është thënë se kanë qenë në Ukrainë për periudhë afatshkurtër për qëllime pune apo biznesi.
Qëndresa Fazliu, zyrtare për komunikim në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporës, ka thënë se në total, autoritetet kosovare kanë arritur të kontaktojnë me shtatë kosovarë në Ukrainë.
Katër personat tjerë – një familje katëranëtarëshe – është thënë të jetë në rrugë e sipër për të kaluar në Hungari.
Loading...