Artisti shqiptar tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi portretizoi Zelenskyn me oriz dhe fara luledielli

Artisti nga Gjakova, Alkent Pozhegu ka realizuar me oriz dhe fara luledielli portretin e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
46-vjeçari Pozhegu ka përdorur qindra kilogram drithëra, fara luledielli, misri dhe oriz për të krijuar mozaikun me figurën e Zelensky.

Punimi ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare për punën e bërë nga Pozhegu për realizimin e këtij portreti në mënyrë kaq të veçantë.

Loading...