Çiljeta, konkurrentja e re në Për’puthen ka zhvilluar takim me Mevlanin, të cilin e njihte nga jashtë. Ajo ka treguar historinë e divorcit duke thënë se preket më shumë nga fakti se partnerja e ish burrit nuk e lë këtë të fundit të flasë me vajzën.
Pas kësaj, Mevlani nisi ta provokonte se si e donte partnerin e ardhshëm dhe Çiljeta me bindje i tha se i pëlqejnë shqiptarët, ndonëse jeta e saj është mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ajo tha se ‘fjala e burrit është ligj’ duke iu referuar faktit që partneri mund të mos e lejojë të dalë deri në 12 të natës me shoqet.
Kjo duket se i ka pëlqyer shumë të gjithë djemve, të cilët e kanë duatrokitur. Gjatë takimit Mevlani interesohet më tepër për të shkuarën e Çiljetës,
por ajo vendosi që ta tregojë historinë e saj në studio. Ajo u shpreh se mes saj dhe ish-bashkëshortit u përfshi një person i tretë. Kjo gjë më pas çoi edhe në divorcin e tyre.
Çiljeta tregon se që pas njohjes me vajzën tjetër, ish-bashkëshorti i saj nuk e ka parë më fëmijën e tyre. Pas gjithë këtyre gjërave ajo ende e cilëson ish-bashkëshortin e saj si një person me “zemër të bardhë”.