Efektet e luftës Rusi-Ukrainë do të ndjehen edhe në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij do të bëjë të pamundurën për të mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike pasi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Në lidhje direkte me emisionin “Opinion”, shefi i qeverisë tha se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë nuk dëshiron që të shkaktojë një rritje të çmimit të energjisë. Por, ai tha se lufta në Ukrainë ka krijuar pasoja në tregun ekonomik botëror dhe sipas Ramës edhe Shqipëria do të preket nga kjo gjë.
“Do mundohem të jem konciz në përgjigje. Ajo që mud të them është kjo, kur dola e paralajmërova një periduhë të vështirë krize, nuk parashihja luftën por kishte nisur që të frynte një erë e ftohtë në shpinën e Europës. Ishte lëvizje e Putin në raport me gazin dhe furnizimin e tij. Lidhur kjo dhe me efektet e post-pandemisë. Do përpiqemi ta mbajmë kështu siç jemi. Do përpiqemi mos të rrisim energjinë. Ne jemi këtu për t’i mbrojtur, çmimi i energjisë nuk ka lëvizur. Duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë. Nuk jemi në frontin e parë, por na afekton.
Nga Greqia e poshtë kanë rritur çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë. çmimi i naftës është në pikun e 2014 në tregjet ndërkombëtare. Edhe rritja eçmimeve post-pandemisë për shkak të inflacionit nga hedhja e sasisë së madhe të parave si efekt i nevojës në rritje dhe ofertës jo-kompatibël, Shqipëria do preket.
Për çmimin e energjisë nuk ka funksionuar. Vetëm shërbimi inteligjent amerikan dha informacione të sakta, tani jemi në luftë. Nuk jemi në frontin e parë, nuk na prek ushtarakisht, por na prek nga ana e çmimeve.
Dua të shtoj që kurrë nuk e mendonim këtë gjë, tashmë ka ndodhur. Lufta është kthyer në formën e vet më të egër. Kjo gjeneratë liderësh nuk e priste, nuk është film dokumentar apo artistik. Jeni në vijën e parë të luftës, matanë vriten njerëz, ka njerëz që po ndahen përdhunshëm nga familjet e tyre. Fjalët se e Zelenskyy se vetmja gjë që kanë për të humbur është liria, na mësoi që ta vlerësojmë më shumë lirinë“, tha Rama.