Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka publikuar videoklipin e këngës “Sekret” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
Ashtu siç ajo kishte paralajmëruar, videoklipi është si një përrallë dhe Ronela është personazhi i legjendave.
Ditën ajo është një grua e bukur dhe mahnitëse që natën shndërrohet në përbindësh.
Producenti i këtij videoklipi është Ledion Liço dhe nuk kishte se si të zhgënjente as këtë herë.
Të gjithë tashmë janë bërë kuriozë se si do të performojë Ronela në skenën e Eurovisionit. Nuk na mbetet veçse të presim muajin maj.
Loading...