Ami përballë bashkëshortit të saj në “Xing me Ermalin” ka zbuluar disa të pathëna

Amarda Toska përballë bashkëshortit të saj në “Zing me Ermalin”, ka zbuluar disa të pathëna më parë për veten dhe martesën me Ermalin.

Ndër të tjera ajo foli dhe për emocionet e ditës së dasmës dhe lotët që u rridhnin pa fund të dyve.

“Në altar kam pasur shumë emocione dhe qava pak. Të gjitha fotot i kam si e traumatizuar, më vjen keq kur i shoh se jam me sy të mallëngjyer ndërkohë që duhet të isha e gëzuar” – tha Ami.

Por nuk ishte vetëm ajo e emocionuar pasi dhe Ermali kishte qarë.

“Një ditë më pas i kishe ti emocionet. Të qarë që ka bërë Ermal Mamaqi… Gjithë ai emocion i shpërtheu në lot, por ishte shumë bukur” – zbuloi më tej Ami.

Ermali e ndërpreu me shaka duke i thënë: “S’do i themi të gjitha këtu, sa turp më vjen tani. Kur pashë gjithë ata njerëz më kapi një gjendje si ngashërim, fillova të qaja … Ishte subkoshienca që thoshte ç’po i bëja vetes” – shtoi me humor Ermali.

“Në momentin kur do të çoheshin familjarët të kërcenin ky futi kokën poshtë tavolinës dhe më tha ‘S’po ndaloj dot. Ermal s’ka problem i thashë bëj sikur po fshin sytë’” – shtoi më tej Ami duke zbuluar kështu edhe ‘sekretin’ e Ermalit në dasmën e tyre.

Loading...