Një aksident është regjistruar këtë të premte në superstradën Lezhë-Shkodër.
Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ndërkohë të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku edhe po marrin trajtim mjekësor. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Loading...