Tiri Gjoci ka lancuar këngën më të fundit që mban titullin “Lamtumirë”.
Artisti që u bë i njohur nga The Voice, ishte i ftuar këtë të premte në “Friendzone” ku foli për projektet e reja. Tiri tha se pritet të sjellë dhe disa këngë të tjera ndërsa nuk përjashtoi dhe mundësinë e pjesëmarrjes te “Kënga Magjike”.
Gjatë intervistës me Liesa Haxhiasllani dhe Ardit Murataj, teksa në ekran u shfaqën disa figura publike, tregoi se me kë do të bashkëpunonte.
Kur në ekran doli imazhi i Beatrix Ramosaj, Tiri tha se do të bashkëpunonte dhe këngën do ta titullonte “S’ke faj”. Kujtojmë që Tiri ka një shoqëri të mirë me Donald Veshaj.
“Sigurisht që po. E kam mikeshë, kemi kaluar shumë vite bashkë sepse kemi qenë në Lice. “S’ka faj” do të quhej kënga.”, tha ai.
Megjithatë, Tiri nuk sqaroi nëse këtë koment e bëri në mbështetje të Trixës duke iu referuar situatave të fundit dhe komenteve negative me të cilat është përballur që kur u lidh me Donaldin.