Deklarata shokuese e Ministrit ukrainas, ja çfarë u bëjnë ushtarët rus grave dhe vajzave në qytetet e pushtuara

Një deklaratë shokuese erdhi sot nga ministri i Jashtëm ukrainas.

“Ushtarët rusë kanë përdh unuar vajza dhe gra në qytetet e pushtuara të Ukrainës”, ka thënë ai sot.

Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm i cili foli në një videokomunikim virtual në një takim në Chatham House të Londrës, tha:

“Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët për dhunojnë gratë në qytetet e pushtuara – dhe kemi raste të shumta për fat të keq të ushtarëve rusë që po përdh unojnë vajzat dhe gratë ukrainase në qytete, është e vështirë të flitet për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar”.

Kuleba shprehu bindjen se “në fund, të gjithë ata që bënë këtë luftë do të sillen para drejtësisë” dhe shtoi:

“Federata Ruse, si një vend që kreu një akt agresioni, do të mbajë përgjegjësi për veprat e saj. Ne po përdorim të gjitha mjetet në dispozicion, duke përfshirë GJND-në dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.”

Deklarata shqetësuese nga ministri ukrainas erdhi një ditë pasi një media ukrainase raportoi se njëmbëdhjetë raste përd hunimi nga ushtarë rusë ishin raportuar në Kherson.

Kujtojmë se Kherson është qyteti i parë dhe i vetëm i madh që është pushtuar deri sot nga forcat e Putinit pas tetë ditë luftimesh.

Loading...