74 000 matës të rinj uji në 9 muaj, 17 milionë euro arkëtime më shumë

Rikthimi i ligjshmërisë në sektorin e ujit është një prioritet i qeverisë, që ka ndërmarrë një reformë tejet të rëndësishme në këtë drejtim. Rezultatet e 9-mujorit në reformën e ujit tregojnë për vendosjen e matësave të rinj dhe lidhjen e kontratave të reja me abonentët.

Kështu, gjatë 9-mujorit të parë të vitit 2018 janë realizuar 35 000 kontrata të reja dhe janë arkëtuar 17 milionë euro më shumë.  Po ashtu mësohet se janë 74 000 matës të rinj të vendosur, duke vendosur rregulla ligjore në një sektor me mjaft probleme.

TIRANË, 4 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/

Loading...