Ushtria e Ukrainës përmes një mesazhi në Twitter rrëzoi versionin e parë sipas të cilit negociatori Denis Kirev u vra nga shërbimi sekret pasi u zbulua se ishte spiun rus.
Përmes një mesazhi të fundit ushtria e Ukrainës pohon se janë vrarë 3 ukrainas e mes tyre Denis Kirev por thotë se ata vdiqën duke mbrojtur Ukrainën dhe se ai nuk ishte spiun rus.
Ndërkohë autoritet ruse mohojnë vdekjen e Kirev. Deklarata është bërë nga kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës, Leonid Slutsky i cili tha se njihte Kirevin si një banker dhe aktualisht është person i besuar i kreut të delegacionit të Ukrainës. Por rusët thonë se nuk ka informacione që konfirmojnë vrasjen e tij.
Më herët gjatë ditës u tha se negociatori i Ukrainës në bisedimet e para me Rusinë Denis Kirev u vra nga shërbimet sekrete pasi u zbulua se ishte spiun i rusëve.