Është përfshirë nga flakët vetëm pak çaste më parë një makinë në qytetin e Gramshit.
Dyshimet paraprake janë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Automjeti i tipit ‘Renault’ me targë AA986H në pronësi të qytetarit me iniciale A. R., banues në Mjekës të Elbasanit, është përfshirë nga flakët rreth orës 11:30 në lagjen ’35 vjetori’ në Gramsh.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe zbulimin e rrethanave të saj.
Loading...