Eralda rrëfen ngjarjen dramatike: ‘Kisha frikë mos më rrihte prapë mësuesja’

Eralda është drejt rrugës së rritjes, por që në moshë fare të vogël është përballur me egërsinë dhe dhimbjen në vendin që supozohet të mësojë vlerat: shkollën. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Eralda tregon se në katër vitet e para të fillores ka përjetuar dhunë fizike e psikologjike nga mësuesja e saj.
Gjatë kësaj pjese të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo shpjegon se situata ka nisur që në fillim të vitit mësimor. Për shkak të një problemi shëndetësor, Eralda e nisi shkollën dy javë më vonë se të tjerët dhe pati vështirësi me mësimet. Kjo çoi që ajo dhe nxënës të tjerë të dhunoheshin fizikisht çdo ditë, teksa situata nuk bëhej më e lehtë as nga shokët e shoqet.

Ardit Gjebrea: Pse nuk tregoje në shtëpi?

Eralda: Nuk tregoja se kisha frikë.

Ardit Gjebrea: Nga se?

Eralda: Se mos më rrihte mësuesja prapë.

Ardit Gjebrea: Por gjërat duhen treguar.

Eralda: Nuk tregoja se kisha frikë, nuk i kam pasur qejf debatet dhe nuk doja që mami im të bënte debat me mësuesen.

Ardit Gjebrea: Kjo ndodhte vetëm me ty, apo edhe me nxënës të tjerë?

Eralda: Edhe me nxënës të tjerë, por ne ishim pak nxënës që nuk mësonim shumë dhe ajo neve na gjuante.

Ardit Gjebrea: Asnjë prind nuk ankohej?

Eralda: Ata nuk e dinin sepse asnjëri prej nesh nuk tregonte.

Ardit Gjebrea: Po shokët dhe shoqet si silleshin me ty?

Eralda: Ata nuk silleshin mirë, më bullizonin, më shanin sepse edhe babi nga këmba që çalon pak dhe thoshin që “nuk e ke ç’e do babin tënd, ai nuk është i mirë, ti nuk ke vend me ne”./tvklan.al

Loading...