Goditet ambasada ruse, detajet nga policia vendase

Një kamion i madh është përplasur në portat e ambasadës ruse në Dublin, shkruan SkyNews, raporton abcnews.al.

Si rrjedhojë një person ka rënë në prangat e policisë.

Policia irlandeze tha se kamioni goditi portat e ambasadës në rrugën Orëell në jug të Dublinit.

Ambasada ka qenë vend i protestave ditët e fundit, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Loading...