Analisti Kreshnik Spahiu foli për deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit, duke i cilësuar si “pafytyrësi para shqiptarëve”.
Ai bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të injorojnë kryedemokratin, duke mos i dhënë më rëndësi.
“Mënyra psiqike se si shfaqet në media, mungesë respekti për shqiptarët. Do ftoja njerëzit të mos merren më fare me të. Ai nuk ka më asnjë rëndësi politike. Lëreni, injorojeni. Nëse kërkoni dorëheqjen e dikujt që nuk është më askush, është t’i japësh rëndësi kot,” u shpreh Spahiu.
Loading...