Lajm i mirë! Anëtarësimi në NATO, qeveria e Kosovës hedh sot hapin e parë

Teksa lufta në Ukrainë po përshkallëzohet dita ditës, kudo në Botë po flitet gjithnjë e më shumë për antarësimin e Kosovës në NATO.Ditën e sotme pritet që Kosova të bëjë edhe hapin e parë institucional drejt këtij qëllimi.
Në rend dite në mbledhjen e Qeverisë, është themelimi i një grupi të punës ndërinstitucional për integrimin e vendit në NATO.Që nga nisja e luftës në Ukrainë, autoritetet e Kosovës nëpërmjet deklaratave kanë kërkuar pranimin e shtetit në NATO dhe Bashkim Evropian. Kjo kërkesë është bërë edhe me rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

Një ditë më herët, kryeministri Albin Kurti në një intervistë për AFP-në kërkoi nga NATO-ja të lehtësojë rrugën e pranimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu pritet edhe propozimi i kandidatëve për kryetar dhe anëtarë bordi të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Mbledhja e Qeverisë ka qenë e planifikuar për të nisur me fillim prej orës 10:00.

Loading...