Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të rrisë furnizimin me raketa anti-tank të tipti NLAW në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben ëallace, i cili ka njoftuar se kjo bëhet në mënyrë që vendi të mbrohet nga sulmet ruse, që kanë nisur që prej 24 shkurtit.
Deri më tani Britania i ka dorëzuar Ukrainës 2000 raketa antitank NLAë (Armët e Lehta Anti-tank të Gjeneratës së ardhshme). Wallace u tha deputetëve se numri po rritej në 3,615 raketa antitank, shkruan BBC.
Ai shtoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar po furnizonte Ukrainën me një ngarkesë të vogël të armëve antitank Javelin dhe po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të raketave Starstreak sipërfaqësore në ajër në Ukrainë.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kishte ofruar gjithashtu armë të vogla, parzmore, helmeta, pako racioni dhe furnizime mjekësore në Ukrainë.