Çmimi i naftës ka njohur rritje rekord në vendin tonë gjatë 1 jave, duke kapur vlerat maksimale që shkojnë mbi 260 Lekë për litër.
Çmimet janë rritur si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Këto çmime do të pësojnë luhatje të vazhdueshme, shpjegon përfaqësuesi i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj.
Ky i fundit, i ftuar në emisionin Opinion, thotë se këto çmime pritet të normalizohen në muajin Prill dhe vlera e naftës do të zbresë në 180-190 Lekë për litër.
“Çmimet gjatë kësaj periudhe do të kenë shumë goditje. Në rastin më të keq, brenda Prillit çmimet do stabilizohen, gati aty para luftës, aty te 180, 190 lekë.
Nafta është një bursë ose dyqan virtual që kërkesa dhe oferta lëvizin 24 orë. Ky treg global kërkon 100 milion fuçi në ditë për gjithë botën. Ky është çmim botëror. Rusia prodhues është i dyti, eksportues i treti.
Bllokimi i naftës ruse akoma s’ka ndodhur. Por e ka rritur mendimi, paniku. Gjithçka mund të jetë e përkohshme”, u shpreh Luigj Aliaj.