Pasi punoi për disa vjet në Athinë e Britani të Madhe, mjekur ortoped, Artan Bano u rikthye në Shqipëri për të ushtruar profesionin. Kjo është historia që sjell në vëmendje ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Programi “Mjekë për Shqipërinë”, ka sjellë mjaft profesionistë në spitalet dhe klinikat e vendit.
“Dr. Artan Bano ka punuar për disa vite si ortoped në Athinë më pas në Nottingham të Mbretërisë së Bashkuar por ka vendosur të kthehet në Shqipëri dhe aktualisht punon si mjek ortoped në spitalin Universitar të Traumës”, thotë Manastirliu. /atsh
Loading...