Arrestimet e dhunshme të protestuesve, reagon Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimeve të dhunshme që policia e shtetit ka kryer menjëherë pasi u mbyll protesta paqësore e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Me anë të një postimi në facebook, Berisha e ka quajtur një akt çnjerëzor dhunën që policia kishte ushtruar ndaj protestuesve dhe kërkoi menjëherë lirimin e të arrestuarve.

Postimi i Plotë nga ish kryeministri, Sali Berisha:

Stop terrorit çnjerezor antikushtetues te narkoshtetit ndaj protestuesve paqesor!

Te dashur miq, protesta madheshtore e dhjetera mijera qytetarve te Tiranes dhe Durresit kunder narkoqeverise per rritjen e papermbajtur, spekullative te çmimit te naftes dhe ushqimeve u shoqerua nga dhune dhe terror antiligjor, antikushtetues, çnjerezor i narkopolicise se Kreut te Meduzes. Dhjetra e dhjetera qytetar u ndaluan, u futen ne furgonat e policise dhe u ndryne ne komisariatet e narkopolicise.
Nderkohe qe sipas ligjeve dhe kushtetutes se vendit, pengimi ne ushtrimin e te drejtes per tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar, duke perdorur dhunen fizike ndaj protestuesve, shoqerimi i tyre me dhune, ne parlament eshte veper penale dhe denohet deri ne tre vjet burgim.

Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen banditeske ndaj protestuesve paqesor, kerkoj lirimin e menjehereshem te protestueseve dhe vendosjen para ligjit te autorve te ketyre akteve antikushtetuese te dhunimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut. sb

Loading...