Shqipëria ngrihet në këmbë për çmimin e naftës dhe bllokojnë rrugët nga veriu deri në jug (foto)

Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore në vend. Ndryshe nga dje, ku protestuesit u mblodhën vetëm në Tiranë dhe Durrës, sot protesta është zgjedhur në të gjithë vendin.

Qytetarët nga veriu në jug janë mbledhur për të shprehur revoltën e tyre kundër rritjes së këtyre çmimeve.

Para Kryeministrisë janë mbledhur mijëra qytetarë, dhe siç shihet nga pamjet, pjesëmarrja sa vjen e shtohet.

Gjithashtu, durrsakët kanë fikur makinat duke bllokuar kështu rrugët.
Në Milot shumë qytetarë kanë dalë në rrugë duke bllokuar aksin me mjetet e tyre dhe duke bërë thirrje për uljen e çmimeve.

Po ashtu, në Rrugën e Kombit e Kurbin qytetarët janë derdhur rrugëve ku kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve duke thënë se nuk mund të pranojnë rritje të çmimeve.

Edhe në Sarandë dhe në Korçë gjithashtu ka protestë

Loading...