Deputeti demokrat Agron Shehaj: Në demokraci vendos shumica, Basha e ka humbur

Deputeti demokrat Agron Shehaj, i njohur për qëndrimet kundër kryedemokratit Lulzim Basha, deklaroi nga ambientet e jashtme të parlamentit, se në zgjedhjet e 6 marsit shumica e ka shprehur vullnetin.

“Zgjedhjet treguan se Lulzim Basha nuk e ka më shumicën, ndaj duhet të largohet, në mënyrë që t’iu japë mundësi demokratëve të bashkohen. Ne do të shikojmë se cilat janë parimet dhe vlerat e demokracisë. Në demokraci, shumica vendos dhe shumica ka folur. Lulzim Basha nuk ka më argumente që të qëndrojë”, tha Shehaj.

I pyetur nëse do të kandidojë sërish për kryetar të Partisë Demokratike, deklaroi se kur të hapet gara do të vendosë.TPZ

Loading...